Në konferencën e jashtëzakonshme presidenti i Republikës Ilir Meta, e konsideroi të padrejtë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinë 2 javore për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
Ky vendim pak ditë para zgjedhje sipas Metës është një pretekst i paskrupullt. Ai gjithashtu theksoi se KQZ duhet të ndërhyjë për të hequr menjëherë këtë vendim.
“Është një veprim antikushtetues . Arsyetimi i ndalese për të marrë pjesë në votime për shkak të pandemisë është pretekst fals, i paskrupullt. Ky është një dështim i turpshëm. Atyre po u ndalohet e drejta për të votuar. I bëj apel KQZ të heqë menjëherë këtë vendim”, u shpreh Meta.