Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim dhe të deputetit të pavarur Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës.
Pasi u tërhoqën për marrjen e vendimit, KAS deklaroi se të gjitha provat që janë dërguar nga palët përkatëse do të shqyrtohen. Përsa u përket emrave që LSI-ja ka pretenduar se kanë qenë komisionerë, KAS tha se do të kërkojë vënien në dispozicion të pamjeve filmike të KZAZ-ve përkatëse. Në lidhje me kërkesën e PD-AN, u vendos rrëzimi i kërkesave për marrjen e provave që kërkon ky subjekt. Edhe për Kreshnik Merxhanin u vendos rrëzimi i kërkesës.
“Çelim sërish seancën për shqyrtimin e kërkesave, 33;43;52, për kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, koalicion Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim dhe Kreshnik Merxhnai. KAS u tërhoq. Të gjitha provat që kanë sjellë palët do të pranohen për shqyrtim. Përkatësisht u vendos rrëzimi me shumë votash të LSI-së në lidhje me provat që kërkon të merren. Përsa i përket emrave që pretendon se kanë qenë komisioner i kërkojmë të na vënë në dispozicion pamjet që të shihet nëse kanë qenë pjesë e administratës së KAZAZ. Në lidhje me kërkesën e PD-AN, u vendos rrëzimi i kërkesave për marrjen e provave që kërkon ky subjekt. Dy anëtarë të KAS në zbatim të nenit përkatës kërkojmë që brenda afatit të na vihet në dispozicion në lidhje me kryqëzimin e informacionit të pajisjes PEI të qarkut Gjirokastrës. Edhe për Kreshnik Merxhanin u vendos rrëzimi i kërkesës. Duke qenë se do presim provat që kërkohen nga administrata, do pezullohet procesi deri në marrjen e provave. Më datë 14 maj 2021, në ora 10:00, do të nisë shqyrtimi i kërkesave ankimore për qarkun e Beratit, kërkesave të LSI-së, kërkesës së PD-AN,”- u tha pas mbledhjes së KAS.