• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Katër leksionet e historisë, që e mbajnë gjallë ëndrrën europiane

04/04/2021
in Botë
0
Italia ka probleme që paratë, nuk mund t’i zgjidhin dot

Nga Dario Ronzoni

Europa është një histori e dhunës. Por edhe e ndërtimit të një alternative të paqes. Ajo është një histori e të drejtave të mohuara, por edhe e të drejtave të krijuara, të njohura, të kultivuara.

Është historia e një kontinenti që u ngrit mbi bazën e një pakti të heshtur të harresës (mbi përgjegjësitë gjermane të nazizmit), por që shpiku të ashtuquajturën “kultura e kujtesës”, një shprehje kaq e zakonshme sa pak njerëz e mbajnë mend se sa e kohëve të fundit është(vitet 1990), si formulim por edhe si koncept.

Pra “Ëndrra Evropiane”, si titull i librit të Aleida Asman, duhet të shihet me sy të hapur. Edhe sepse vitet e fundit, për shkak të forcës centrifugale të nacionalizmit dhe disa pasigurive politike të institucioneve evropiane, po dështon forca e “komunitetit të imagjinuar” evropian.

Kohezioni i shteteve të ndryshme, është gjithnjë e më i diskutueshëm. Dhe flamuri blu me yjet e vendosur në formë rrethore po zbehet. “Çfarë i mban akoma yjet të bashkuar, çfarë i mban ato që të mos lëvizin nga orbita dhe të humbasin në hapësirë?”- pyet ajo.

Bashkimi Evropian nuk ka lindur rastësisht. Ai ka një histori komplekse, të dhimbshme dhe jo gjithmonë të qartë. Asman e di këtë dhe në 4 leksionet e saj, ajo rindërton fazat simbolike të krijimit të tij përmes katër temave.

Së pari, paqja që “nuk ishte aspak e përsosur”. Ajo lindi me një funksion anti-gjerman, dhe u bazua në përjashtimin e konfrontimit, dhe vazhdoi me shkëputjen nga pjesa lindore komuniste e Evropës. E megjithatë, me rënien e Murit të Berlinit, i gjithë sistemi u vu në pikëpyetje.

Nga ekskluzive Evropa bëhet gjithëpërfshirëse, me ribashkimet, shpërbërjet, pajtimet. “Ashtu si historia e Evropës shënohet nga traktatet e paqes, politika evropiane karakterizohet nga ritualet e pajtimit” thekson ajo.

Leksionet i dytë ka të bëjë me demokracinë. Thuajse një domosdoshmëri. “Ruajtja e paqes nuk do të ishte e imagjinueshme pa rindërtimin e një rendi juridik. Kjo është arsyeja pse projekti i shndërrimit të diktaturave në demokraci, do të konsiderohet si mësimi i dytë që evropianët kanë qenë në gjendje të nxjerrin nga historia”- thekson më tej ajo.

Nuk është një sipërmarrje e lehtë, pasi nëse vetë demokracia është një formë e këmbyeshme e qeverisjes, “njerëzit nuk janë të tillë”. Duhet kohë, bashkëpunim, dhe një kulturë shoqërore dhe politike. Secili vend duhet të ndryshojë nga brenda, duke përfshirë edhe një analizë të pamëshirshme të historisë së vet.

Sa i përket çështjes gjermane – shkruan Asman – një rol themelor luajti Gjyqi i Nurembergut. Një moment unik historik, ku parimet juridike kombëtare u bënë universale, dhe ku iu dha forma juridike kategorive të reja, si për shembull “krimi kundër njerëzimit”.

Leksioni i tretë:kujtesa. Evropa e re lindi nga një tranzicion i vështirë demokratik (në veçanti ai në Gjermani), i mundësuar nga “pakti i heshtjes”, i imponuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Plagët ishin të hapura, trauma ishte ende gjallë.

Siç do të shprehej Uinston Çërrcill, ne preferuam ta lëmë mënjanë fajin dhe t’ia fillonim nga e para. “Kjo qasje në atë kohë, nuk u përjetua si një lloj shtypje; përkundrazi kishte një përbërës “çlirues”. Kishte një konotacion pozitiv, pasi duhej të niste një ripërtëritje e thellë, e cila t’i hapte rrugën një të ardhmeje të përbashkët. Dhe nga e ardhmja, priteshin vetëm gjëra pozitive:zhvillim, rritje, përparim”- thekson autorja.

Pastaj ndjeshmëritë ndryshuan. Gjyqi i Adolf Ajhmanit në vitin 1961, dhe seriali amerikan “Holokausti” i vitit 979, ishin kuptimi i fundit të Luftës së Ftohtë. Politika e “kapitullit të mbyllur” u çua në papafingo, dhe dikush nisi të bënte llogaritë me të kaluarën e tij.

Këtu lindi edhe kultura e kujtesës:autokritika e domosdoshme.

Një dialog i sinqertë me të kaluarën, për t’u mbajtur si paralajmërim mbi përgjegjësitë e dikujt, dhe jo si një shantazh për gabimet e vjetra. Edhe ky është një koncept i kohëve të fundit, që u bë universal shumë më shpejt.

Së fundmi “të drejtat e njeriut, janë leksioni i katërt që Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje të nxjerrë nga historia”, dhe nga i cili mund të thuhet se ende po mëson.

Përballja me pakicat dhe të lënit në harresë është bërë gjithnjë e më e ashpër, ndonjëherë edhe konfuze. Një shembull është rasti i emigrimeve – deri në vitin 1989 ato ishin në fakt vetëm të brendshme, ndërsa që nga fillimi i këtij shekulli janë bërë të jashtme.

Dhe kjo sepse që nga vitit 2015 ka rënë një iluzion, ai i të qenit në gjendje për të mbajtur larg konfliktet:

“Emigrantët e sotëm po sjellin në zemër të Evropës realitetin e vatrave të nxehta dhe luftërave që vazhdojnë të digjen nën hirin e tyre apo të shpërthejnë në hapësirën ekstra-evropiane. Ato na kujtojnë me këmbëngulje atë që ne preferojmë të mos shohim”- thekson autorja në libër.

Dhe nëse Holokausti, shfarosja e hebrenjve, sistemi i Gulagëve sovjetikë, janë ngjarje të kaluara dhe të përfunduara -dhe që duhen mbajtur gjallë në kujtesë -“lëvizja e detyruar e masave të njerëzve është pjesë e një historie dhune që nuk mbaron, dhe se në Evropën e sotme ajo përsëritet në kontekste shumë të larmishme”.

Ajo ia del të vërë në pikëpyetje gjithçka. Pra me pak fjalë, ëndrra evropiane është një histori mbi krijimin, një projekt kompleks që sheh ndryshime në drejtim, një vetëdijësim të papritur dhe vështirësi. Por edhe nëse zhduke yjet, parimet themelore (paqja, demokracia, kujtesa dhe të drejtat) mbeten të vlefshme edhe për vitet e ardhshme. Ata do të jenë gjithnjë themeli mbi të cilin ne mund të vazhdojmë të ndërtojmë. 

Tags: endrra europianehistorileksione
Previous Post

Vrasje në Shkodër/ Ekzekutohet Bardhok Pllani, i njohur si ‘Kumbari’

Next Post

Kush është “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua të dielën e Pashkës

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Kush është “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua të dielën e Pashkës

Kush është “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua të dielën e Pashkës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.