Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Luz i Vogël, Kavajë. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:40.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.