Punonjësit e policisë së Kukësit, të arrestuar disa ditë më parë, ankimojnë masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Mësohet se nëpërmjet avokatëve të tyre, ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit, shpalljen e moskompetencës nga GJKKO dhe dërgimin e çështjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë dhe Gjykatën e Kukësit.
Argumenti i përdorur nga mbrojtësit ka të bëjë me faktin që sipas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, vepra penale e korrupsionit, e cila është poshtë shifrës 500 mijë lekë të vjetra, nuk është kompetencë e SPAK, por e gjykatës së rrethit.
32 punonjësit e policisë u vendosën në pranga pas hetimeve disamujore të kryera nga SPAK, ku rezulton që ata merrnin ryshfet për të kaluar pa u regjistruar në sistemin TIMS të qytetarëve, po ashtu edhe favore të tjera.