‘Kënga Magjike 2021’, pritet të fillojë së shpejti prezantimin e këngëve në “E diela shqiptare”. Lajmin, producenti Ardit Gjebrea e ka ndarë publikisht para pak kohësh.
Këngëtarët pjesëmarrës në këtë edicion kanë nisur dorëzimin e materialeve dhe një pjesë e tyre kanë lajmëruar virtualisht edhe ndjekësit e tyre.
Prezantimi i këngëtarëve dhe këngëve konkuruese të këtij edicioni do të nisë në datën 21 Mars 2021 në programin “E Diela Shqiptare”.
Ndërkohë, burime për “Revista Who” kanë bërë të ditur dhe emrat e anëtarëve të jurisë. Juria do të përbëhet nga Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.