R. Kelly u shpall fajtor të hënën për abuzim seksual ndaj grave, djemve dhe vajzave për dekada të tëra. Reperi 54-vjeçar u dënua për të nënta akuzat kundër tij, përfshirë shantazhin dhe shkeljet e Aktit Mann, i cili ndalon transportin e “çdo gruaje apo vajze për çdo qëllim imoral.”
“[Drejtuar] Viktimave në këtë rast, zërat tuaj u dëgjuan dhe drejtësia më në fund u vu,” tha prokurorja amerikane Jacquelyn Kasulist jashtë gjykatës pas vendimit. “Askush nuk e meriton atë që përjetuan në duart e tij. Ose kërcënimet dhe ngacmimet me të cilat u përballën.”
Që nga fillimi i gjyqit në gjykatën federale, prokurorët e cilësuan Kelly-n si një “grabitqar” i cili përdori famën e tij dhe një kuadër punonjësish për të gjuajtur viktimat e reja. Për të vërtetuar akuzën e shantazhit kundër tij, prokurorët u treguan gjyqtarëve se si Kelly përdori një rrjet miqsh dhe punonjësish në “rrethin e tij të brendshëm” për të transportuar viktimat e tij përtej kufijve shtetëror, për të kontrolluar veprimet e tyre dhe për të lehtësuar abuzimin seksual.
Prokurorët thirrën një sërë dëshmitarësh të cilët dëshmuan për abuzimin që këngëtari kreu. Një nga viktimat e tij ishte edhe këngëtarja e R&B, Aaliyah, me të cilën Kelly u martua ilegalisht në një dhomë hoteli në Çikago në vitin 1994, kur ajo ishte 15 vjeç.
Kelly përballet me më shumë akuza penale jashtë Nju-Jorkut. Ai u akuzua nga prokurorët e shtetit të Minesota-s për përfshirje në prostitucion me një të mitur dhe nga prokurorët federalë në Illinois për pornografi dhe dëmtim të fëmijëve.