Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe denoncon se është kërcënuar me jetë.
Avokati ka depozituar kallëzim në policinë e Tiranës lidhur me ngjarjen.
Mësohet se Meçe është kërcënuar me anë të një mesazhi me tekst, përmbajtja e të cilit nuk dihet ende.
Vladimir Meçe që prej prillit të 2016 ka qenë avokati i Emiljano Shullazit, i cili për një kohë të gjatë ishte cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë.