Taulant Balla: Në orën 18:00 mblidhet Këshilli për Mandatet, është vënë në dijeni dhe deputeti Alqi Bllako, natyrshëm procedura do të vijojë pa asnjë vonesë në funksion të asaj që unë thashë më sipër. Drejtësia të bëjë punën e saj, pa u ndikuar në asnjë moment. Kini durim deri sa të vijohet me procedurat e nevojshme. Kam komunikuar sigurisht në funksion të procedurave të nevojshme. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë nga PS.