Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në një intervistë për A2cnn. Ai ka folur për porositë që i ka dhënë Bashës. Sipas tij, këto janë çështje private e se Basha deri më tani ka zhvilluar një fushatë të shkëlqyer.
“Këshillat janë një çështje private. Ai ka zhvilluar fushatën më të shkëlqyer. Lulzim Basha u angazhua në një betejë për të fituar dhe pushtuar zemrat e qytetarëve me një program që ka vendosur në qendër jo fantazira por ka vendosur qytetarin me problemete e tyre.Programi i Bashës është përgatitur nga ekspertë të jashtëm”, përfundoi Berisha.