• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Këshilli i ekspertëve në Gjermani rekomandon kufizimin e kontakteve

20/12/2021
in Botë
0
Këshilli i ekspertëve në Gjermani rekomandon kufizimin e kontakteve

Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon në zhvillimet e pandemisë një “valë Omikron” dhe këshillon për kufizimin e kontakteve. Madje sa më shpejt aq më mirë këto masa duhen miratuar në nivel federate.

Varianti Omikron i koronavirusit javët e muajt e ardhshëm “do ta vendosë Gjermaninë përballë sfidash të mëdha”, thuhet në një deklarim të këshillit të ekspertëve. Më tej rekomandohet: “Vala Omikron prek një popullsi, që për gati dy vjet pandemi dhe luftë ndaj saj tashmë është lodhur ndaj janë bërë evidente dita ditës edhe tensionet masive.”

Për këtë arsye “është e nevojshme të veprohet” qysh në ditët e ardhëshme. “Masat efikase në mbarë federatën për të mbajtur nën kontroll zhvillimet me infeksionet duhet të përgatiten, të planifikohen mirë dhe të komunikohen mirë për kufizimin e kontakteve”, rekomandojnë ekspertët në një prononcim të parë të tyre. Thelbësore është që të ketë një strategji të detajuar komunikimi me shpjegime të arsyeshme për situatën e re të rrezikut dhe masat që vijnë si pasojë e saj. Vala Omikron në këtë gjendje me dinamikë të lartë mund të përballohet vetëm me veprim të vendosur dhe me efekt të qendrueshëm.

Në valën e katërt e deri tani më të fuqishme të infeksionit pas gati dy vjetësh pandemi të koronavirusit i gjithë sistemi shëndetësor gjerman aktualisht po punon nën presion të lartë.

“Krahas vendimeve të domosdoshme politike popullsisë duhet t’i bëhet thirrje intensivisht për të kontrolluar rinfeksionin”, këshillojnë ekspertët. “Ndër të tjera duhet të evitohen grumbullimet e mëdha, të mbahet maska FFP2, veçanërisht në mjedise të mbyllura, si dhe të bëhen testime të shpejta në rast grumbullimi njerëzish përpara dhe gjatë ditëve të festave.”

Deutschland | Coronavirus | Boosterimpfung

Masat që janë në fuqi aktualisht duhet “të respektohen më me rigorozitet”. “Paralelisht duhet të intensifikohet fushata e vaksinimit. Rifreskimi i vaksinimit edhe pas dozës së dytë duhet të vazhdojë sa të jetë e mundur dhe të përshpejtohet. “Modelimet kombëtare dhe ndërkombëtare të dinamikës së infeksionit dhe një rritje e mundshme e incidencës po tregojnë një “cilësi të re të pandemisë”, thuhet në deklarimin e këshillit të ekspertëve.

Incidenca e Omikron po rritet vrullshëm

“Aktualisht koha e supozuar e dyfishimit të incidencës Omikron në Gjermani është rreth 2 – 4 ditë.” Bazuar në masat që janë tani në fuqi kjo kohë e dyfishimit krahasuar me Anglinë ndonëse është më e ulët, tregon që është dukshëm më e shpejtë se me variantet e deritanishme. “Nëse varianti Omikron do të vazhdojë të përhapet me këto ritme në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të sëmurej njëkohësisht dhe do të duhej të futej në karantinë”, thuhet më tej. “Kjo do të ngarkonte në esktrem sistemin e shëndetësisë dhe të gjithë infrastrukturën kritike në vend.”

Varianti Omikron “krijon një dimension të ri në zhvillimin e pandemisë”. Omikron dallon nga variantet e tjera me një përhapje të fuqishme dhe me aftësinë për ta depërtuar mbrojtjen ekzistuese të sistemit të imunitetit.

Pas prononcimit të këshillit të ekspertëve për pandeminë Corona, disa media njoftojnë për plane për një takim së shpejti mes landeve dhe federatës për të përcaktuar veprimin e mëtejshëm. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA nga qarqet qeveritare mësohet se ndoshta qysh të martën (21.12) mund të zhvillohet një takim në këtë nivel. “Rrjeti redaksional Gjermania” duke iu referuar qarqeve qeveritare njofton gjithashtu për një mbledhje të mundshme të jashtëzakonshme brenda kësaj jave./DW

Tags: GjermaniKëshilli i ekspertëvekufizim i kontaktevevarianti omicron
Previous Post

AMF, monitorim procesit të risigurimit dhe miratim provigjoneve për shoqëritë e sigurimit

Next Post

Mbi 200 të vdekur nga tajfuni në Filipine, njerëzit pa ujë të pijshëm dhe ushqim

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Mbi 200 të vdekur nga tajfuni në Filipine, njerëzit pa ujë të pijshëm dhe ushqim

Mbi 200 të vdekur nga tajfuni në Filipine, njerëzit pa ujë të pijshëm dhe ushqim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.