338 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus i vendit më 24 shkurt si dhe 610 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Chernihiv.