Banorët e Kievit lanë sot vendet ku ishin strehuar, ndërsa qyteti doli nga shtetrrethimi. Ata gjetën një qytet të transformuar, që sot është në ditën e 5 të pushtimit nga Rusia. Sikurse mund të shihet në videon e siguruar nga Report Tv, shihet radhë e gjatë pritje në markete, për të marrë ushqime. Qytetarët në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, e kanë përshkruar situatën si kaotike, ndërsa vijojnë t’i rezistojnë pushtuesve rusë.