Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dënuar thirrjet e forta që qytetarët të kapin armët e ftohta. Kim duke iu referuar thirrjes së presidentit për të kapur sfurqet, thotë se këto deklarata duhen dënuar.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA shton se ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal,” shkruan Kim.