Kim Kardashian dhe Pete Davidson bënë debutimin si çift në tapetin e kuq, në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën.
Dyshja tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, teksa Kardashian kishte veshur një fustan të shndritshëm ngjyrë argjendi nga Balenciaga dhe bizhuteritë nga Lorraine Schwartz. Davidson kishte veshur një kostum të zi dhe syze dielli Prada, për darkën e parë të korrespondentëve që nga viti 2019.
Kardashian dhe Davidson u ulën në tryezën e Disney/ABC, duke qenë se reality show i ri i Kardashians është në Hulu (që është në pronësi të Disney).
Presidenti Biden mori gjithashtu pjesë në ngjarjen e mbushur me yje, prodhuar nga producenti i Hollivudit, Bob Bain dhe pritës Trevor Noah.
Kim dhe Pete fluturuan nga Los Anxhelosi në Uashington për darkën, pas një jave të vështirë për Kardashians në gjykatë, teksa u mbrojtën kundër akuzave nga Blac Chyna.