Kim Kardashian publikoi një foto me bikini në Instagramin e saj, por ishte e qartë që e kishte tepruar me fotoshopin. Në foto, ajo shfaqet me rroba banje nga koleksioni i saj i ri, por në vend që të përqendroheshin tek ato, ndjekësit vunë re këmbën që dukej e shtrembëruar dhe shfaqte një kthesë pas gjurit.
Edhe pse Kardashian nxitoi ta fshinte galerinë e fotove dhe ta ripostonte pa imazhin e shtrembëruar, një llogari fansash arriti ta ruante foton dhe ta ripublikonte atë.“Kim çfarë ndodhi me këmbën tënde?” pyeti një fans.
Ndërsa një tjetër shkroi: “Kim, Kim, Kim… Këmba jote e djathtë është, uh…”
Kardashian nuk i ka pranuar publikisht akuzat e fotoshopit, megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndodh… dhe mendojmë se s’do të jetë as e fundit.