Një gazetare e lirë kineze që mbulonte shpërthimin e koronavirusit të Wuhan është burgosur për katër vjet. Znj. Zhang Zhan u shpall fajtore se “kërkonte sherre dhe provokonte telashet”, një akuzë e shpeshtë kundër aktivistëve.
Ish-avokatja 37-vjeçare u ndalua në maj dhe ka qenë në grevë urie për disa muaj. Avokatët e saj thonë se ajo është me shëndet të dobët.
Zonja Zhang është njëra nga disa gazetare qytetare që kanë hasur probleme për raportimet për Wuhan.
Nuk ka asnjë media të lirë në Kinë dhe autoritetet dihet se i shtypin aktivistët ose sinjalizuesit që shihen se minojnë përgjigjen e qeverisë kineze ndaj pandemisë.