Kina ka njoftuar ndalimin e provimeve me shkrim për gjashtë dhe shtatë-vjeçarët. Kjo masë është ndërmarrë për të lehtësuar presionin e ushtruar nga prindërit në drejtim të vogëlushëve.
Ministria e arsimit, është e mendimit se provimet në moshë të vogël dëmtojnë shëndetin fizik e mendor të nxënësve.
“Provimet janë një pjesë e domosdoshme e edukimit shkollor, por disa shkolla kanë problem për shkak të provimeve të tepërta dhe numrit të madh të nxënësve. Klasat e para dhe të dyta të shkollës fillore nuk kanë pse të bëjnë provime. Ndërsa për klasat e tjera, shkollat të bëjnë provime vetëm në fundet e semestrit”, shkruan BBC.
Këto masa priten të futen në fuqi menjëherë.