• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kina ndalon transmetimin e BBC News: Kufizim i papranueshëm i lirisë së medias

12/02/2021
in Botë
0
Kina ndalon transmetimin e BBC News: Kufizim i papranueshëm i lirisë së medias

Autoritetet kineze kanë ndaluar transmetimin e BBC World News në vend, një hap që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se “do të dëmtonte reputacionin e Kinës në sytë e botës”.

Pekini ka dënuar raportet e fundit të BBC mbi pandeminë Covid-19 në vend dhe mbi pretendimet e punës së detyruar dhe abuzimit seksual në rajonin Xinjiang, shtëpia e myslimanëve Ujgurë (Uighur).

Ndalimi vjen një javë pasi vëzhguesi britanik i mediave Ofcom tërhoqi licensën për Rrjetin Global Televiziv të Kinës (CGTN), kanalin e lajmeve satelitore të vendit në gjuhën angleze.

Rregullatori përmendi lidhjet midis politikës editoriale të rrjetit dhe Partisë Komuniste në pushtet të Kinës. Organet politike janë të ndaluara nga ligji i Mbretërisë së Bashkuar për të kontrolluar mbajtësit e licensave.

Ministria e jashtme kineze kishte sinjalizuar se mund të hakmerret, me një zëdhënës që tha të nesërmen se Ofcom kishte vepruar mbi “baza politike bazuar në paragjykim ideologjik”.

Tani, Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit të Pekinit thotë se mbulimi i BBC World News i Kinës ka “shkelur seriozisht” kërkesat që raportimi i lajmeve të jetë i vërtetë dhe i paanshëm dhe se ka zhvlerësuar interesat kombëtare dhe solidaritetin etnik të Kinës.

BBC përgjithësisht mund të shikohet në Kinë vetëm në disa hotele, biznese dhe ndërtesa banimi për të huajt.

Dy gazetarë të Reuters në Kinë thanë se kanali nuk shfaqte më asgjë në ekranet e tyre.

Dominic Raab, sekretari i jashtëm, e quajti lëvizjen “një kufizim të papranueshëm të lirisë së medias”.

“Kina ka disa nga kufizimet më të rënda mbi mediat dhe liritë e internetit në të gjithë globin, dhe ky hap i fundit vetëm sa do dëmtojë reputacionin e Kinës në sytë e botës”, shkroi ai në Twitter.

Administrata e transmetimit të Pekinit shtoi se BBC nuk do transmetohet për të paktën një vit.

BBC tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi i Kinës dhe se ajo raporton nga e gjithë bota në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1359929545281970181&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F55445%2Fkina-ndalon-transmetimin-e-bbc-reputacioni-i-kines-ne-bote-do-demtohet&theme=light&widgetsVersion=889aa01%3A1612811843556&width=550px

Humbja e licensës të transmetimit britanik ishte një pengesë e madhe për CGTN, duke qenë se një nga synimet e saj ishte të përmirësonte imazhin e Kinës jashtë vendit.

Tags: bbc newskina bllokon transmetimin e bbckine
Previous Post

Merret vendimi: Çekia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Next Post

Dyshohen për komplot terrorist, shkon në 12 numri i të arrestuarve në Gjermani

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Dyshohen për komplot terrorist, shkon në 12 numri i të arrestuarve në Gjermani

Dyshohen për komplot terrorist, shkon në 12 numri i të arrestuarve në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.