Kinë- Kina raportoi të enjten një tjetër viktimë nga koronavirusi, i pari në 8 muajt e fundit në vend.
Viktima u regjistrua në provincën e Hebei, i cili aktualisht konsiderohet vatra kryesore e të infektuarve në vend.
Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Kinë janë raportuar 138 raste të reja pozitive. Ndërkohë në Wuhan kanë mbërritur 10 ekspertët ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët bashkë me kolegët kinezë do të hetojnë rreth origjinës së virusit.