• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kisha 1500- vjeçare e Shën Mërisë braktiset nga shteti/ Trashëgimia kulturore dhe historike në varësi të donacioneve

22/11/2021
in Kulturë
0
Kisha e Shën Mërisë, Kurbin

Kisha e Shën Mërisë, Kurbin

Kisha 1500 vjeçare e Shën Mërisë, gjendet në fshatin me të njëjtin emër të Kurbinit, është kthyer në grumbull rrënojash. Megjithëse është shpallur monument kulture i Kategorisë së Parë, ky objekt i rëndësisë së veçantë po shkon drejt shkatërrimit total, jo vetëm nga indiferenca e institucioneve që duhet të merren me mirëmbajtjen, por edhe nga dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Dy vite nga tërmeti tragjik që preku Shqipërinë, në kishën monument kulture nuk ka patur ende ndërhyrje restauruese.

Të dhënat zyrtare tregojnë se si kisha e Shën Mërisë u prekën nga tërmeti dhjetra monumente të tjera kulture midis tyre kala, muze apo edhe shtëpi të shpallura monumente kulture.

Shën Mëria e Kurbinit

Rruga drejt kishës së lashtë fillon e vështirësohet sapo mbërrin në fshat. Makinat e vogla e kanë të pamundur që të ngjiten deri në destinacion. Për të shkuar në monumentin 1500 vjeçar nga qyteti i Mamurrasit llogariten vetëm 6 kilometra rrugë. Por pavarësisht distancës së shkurtër, për të mbërritur atje të duhen 40 minuta. Tabelat orientuese që tregojnë vendndodhjen mungojnë. Duhet të pyesësh banorët. Dhe mbasi të mbërrish aty në rrënoja, askush nuk është kujtuar të shpallë informacionin minimal, për të informuar se përse kjo kishë është futur në listën e monumenteve të kulturës që prej vitit 1973.

Mungesa e mirëmbajtjes dhe restaurimit për këtë monument kuptohet që në momentin e parë që e shikon, pasi ajo është e rrethuar nga mbeturinat e hedhura nga banorët ose vizitorët e paktë që shkojnë aty.

“Nuk kemi parë asnjë njeri që të vijë të interesohet për rregullimin e Kishës. Kanë ardhur vetëm e kanë shikuar pas tërmetit dhe nuk kemi parë më këmbë njeriu. As përpara se të ndodhte tërmeti nuk ka ardhur asnjë njeri, përveç turistëve apo banorëve të zonave të Kurbinit që vijnë çdo datë 15 gusht”, shprehet një prej banorëve të Shën Mërisë.

“Rrënojat e Kishës së Shën Mërisë në fshatin Shëmri i përkasin një kishe abaciale me rëndësi që i takon Arbërisë mesjetare. Sipas të dhënave gojore, aty kryenin shërbesat fetare Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën. Të gjithë banorët e fshatit Shën Mëri janë të besimit islam, por kjo nuk i ka penguar ata të përkujdesen. Rrënojat e kësaj kishe ishin i vetmi monument kishtar në krahinën e Kurbinit që gjatë periudhës se regjimit komunist tërhoqi vëmendjen e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës”, tregon Kastriot Marku, një mësues i apasionuar pas historisë së Kurbinit, i cili edhe pse jeton në Itali, mundohet që të gjejë sa më shumë fakte historike për të gjitha monumentet e kulturës që ndodhen në Kurbin.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, që prej 19 janarit të 2021, projektin për restaurimin e këtij objekti. Po mbushet 1 vit dhe ky njoftim ka mbetur veçse një status virtual e për rrjedhim një premtim i pambajtur.

ACQJ iu drejtua për informacion më të thelluar IKTK-së dhe në përgjigjen e tyre zyrtare shprehen se kanë bërë vetëm projektin për restaurimin dhe se vlera e projektit për restaurim ka kushtuar 900.000 lekë.

“Në përgjigje të kërkesës suaj administruar në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, ju informojmë se për objektin “Kisha e Shën Mërisë Mamurras” Kurbin në 10 vitet e fundit disponojmë projektet si më poshtë: Projekt – ide “Plani i konservimit, ndërhyrje përforcuese dhe restauruese në objektin pasuri kulturore dhe muze: “Rrënojat e Kishës së Shën Mërisë, Mamurras, Kurbin”, miratuar me Vendim KKTKM nr 470 datë 04.12.2020. Projekt – zbatim “Plani i konservimit, ndërhyrje përforcuese dhe restauruese në 4 objekte pasuri kulturore” pjesë e të cilës është dheobjekti “Rrënojat e Kishës së Shën Mërisë, Mamurras, Kurbin” miratuar me Vendim KKTKM nr 485 datë 16.12.2020. Ofertues i vetëm dhe fitues është “FOCUS Architecture” sh.p.k, përfaqësues i Bashkimit të Operatorëve Ekonomik: “FOCUS Architecture” sh.p.k & “A V E Consulting” sh.p.k & “Comfort 96” shpk & “AR-MI Projektim Mbikëqyrje” sh.p.k & “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” sh.p.k.. Vlera totale për hartimin e projektit me objekt “Rrënojat e Kishës së Shën Mërisë, Mamurras, Kurbin” është 900.000 Lekë (pa TVSH)”, thuhet në përgjigjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Nga monitorimi i bërë nga “Sinjalizo”, në këtë monument kulture dallohen qartë shenjat e dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe degradimi që po pëson ky monument kulture si shkak i mosmirëmbajtjes gjatë gjithë vitit.

Plane me xhepin e donatorëve

Sakaq IKTK thekson se nuk ka fonde për realizimin e mirëmbajtjes apo restaurimit të kësaj kishe .

“IKTK nuk disponon fonde për realizimin e mirëmbajtjes apo restaurimin e kësaj kishe, por jemi në pritje për ndërhyrje në këtë objekt pasuri kulturore nga donatorë të huaj. Punimet për restaurimin e këtij objekti ende nuk kanë filluar. UNOPS si agjenci implementuese me fonde të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, është angazhuar për zbatimin e punimeve në këtë objekt. Aktualisht UNOPS është duke bërë rishikimin e projektit të miratuar me Vendim KKTKM numër  485, datë 16.12.2020 për të vijuar më tej me implementimin e tij.Parashikohet që projekti të fillojë zbatimin në fillim të vitit 2022”, e mbyll  IKTK-ja përgjigjen për “Sinjalizo”.

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore u interesua pranë Projektit EU4Culture që financohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe zbatohet nga UNOPS në lidhje me monumentet që do të restaurohen për vitin 2022 dhe në listën e siteve të përmendura, nuk bënte pjesë restaurimi i këtij monumenti kulture.

“Ne shpresojmë të realizojmë një numër sitesh deri në vitin 2022, përfshirë Kullën Venedikase, të cilën jemi duke e kthyer në qendrën e parë të Interpretimit të Trashëgimisë në Durrës, Hamami në Durrës që do të kthehet në Muzeun e Hamamit, Muzeu Etnografik në Krujë, i cili do të bëhet më tepër i aksesueshëm duke përdorur teknologji bashkëkohore, Ura e Kurçajt, të cilën shpresojmë ta vendosim në hartë si itinerar për ngjitjet në këtë zonë. Mozaiku i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar për të cilin jemi krenarë që po punojmë krah për krah me autorë fillestarë dhe Kisha e Shën Antonit në Rodon”, thuhet në përgjigjen e UNOPS Albania për ACQJ.

Një tjetër monument kulture që ndodhet në territorin e Bashkisë së Kurbinit është edhe Ish-Arqipeshkvia e Durrësit në Delbnisht, në Kurbin. Ashtu si edhe Kisha e Shën Mërisë, ky monument ndodhet vetëm 6.5 kilometra nga qyteti i Laçit, por për të shkuar atje për shkak të infrastrukturës së pa-aksesueshme duhen rreth 45 minuta.

Ish-Arqipeshkvia e Durrësit në Delbnisht, Kurbin

Sipas famullitarit të Kishës së fshatit Delbnisht, Fra Sokol Pepushaj, ku është i vendosur edhe ky monument kulture, ky monument është dëmtuar duke u kthyer në rrezik. “Tërmeti i 26 nëntorit e ka dëmtuar shumë këtë monument dhe madje është shumë e rrezikshme të hysh brenda saj. Jam në pritje të institucioneve shtetërore për të bërë rikonstruksionin e këtij monumenti. Jam në pritje të arkitektëve për të bërë projektin për ndërhyrje”, shprehet Fra Pepushaj.

“Një monument kulture, një monument historik me vlera të rralla që do ta kishte lakmi jo vetëm Europa por gjithë bota për përmasat. Një monument gjigant të lihet në këtë mënyrë. Dhe ato meremetimet që janë bërë, janë bërë skandal. Prandaj i bëj thirrje shtetit të ndërhyhet dhe ta vlerësojë këtë moment kulture sepse është dhe një atraksion edhe për turizmin,  për turistët,  por gjithashtu dhe rruga duhet të rregullohet sepse i shërben këtij vendi tepër interesant dhe me vlera historike”, u shpreh një banor i fshatit Delbinshtit.

Nëse për “Rrënojat e Kishës së Shën Mërisë”, në Mamurras, IKTK-ja ka bërë publike një projekt për restaurim, për këtë monument nuk është bërë asgjë publike. Edhe në listën e UNOPS-it nuk bën pjesë si monument për restaurim.

Por sa monumente kulture u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019?

Sipas Ministrisë së Kulturës, 38 objekte janë përcaktuar si më të rrezikuarat dhe të cilat kishin nevojë të menjëhershme.

“Nga tërmeti i  datës 26 Nëntor 2019, një numër i konsiderueshëm i pasurive kulturore pësuan dëmtime strukturore duke rrezikuar vlera të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. IKTK në bashkëpunim me DRKT-të përkatëse kryen kontrollin e të gjitha objekteve me status pasuri kulturore në bashkitë të cilat u prekën nga tërmeti. Në vijim IKTK në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës përcaktuan 38 objektet më të rrezikuara, të cilat kishin nevojë të menjëhershme për ndërhyrje në bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë dhe Vorë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Kulturës.

Lista e monumenteve të dëmtuara nga tërmeti

Ndërsa bazuar në një raport të Ministrisë së Kulturës që i përket 3 shkurt 2020, “Raport mbi dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 në objekte dhe zona të trashëgimisë kulturore”, vlera e përllogaritur e efektit të tërmetit është 5.75 milionë euro.

“Në total në vlera e përllogaritur e efektit të tërmetit (humbje dhe dëm) në trashëgimi kulturore është 707.58 milion lekë ose 5.75 milion euro”, thuhet në raportin e 3 shkurtit të 2020.

Po sipas këtij raportit theksohet se dy Muzetë – Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar “Shtëpia e Gjetheve”, ishin të mbyllura.

“Pas marrjes të akt konstatimeve muzetë dhe sitet që nuk paraqesnin rrezikshmëri vijuan punën, ndërsa dy Muzetë – Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe, janë ende të mbyllur deri në përpilimin e akteve të ekspertizës së detajuara nga ana e IN apo marrjen e masave për riparime / restaurime”, thuhet në raport.

Nga monitorimi i bërë nga “Sinjalizo”, të dy këto dy Muze tani janë të hapur për publikun, vetëm në Muzeun Historik Kombëtar po bëhet rregullimi i fasadës.

Fasada e Muzeut Kombëtar, në fazë restuarimi, pjesë e projektit EU4Culture

Sakaq sipas Ministrisë së Kulturës është bërë hartimi i projekteve për të gjithë këto monumente dhe se janë në pritje të donatorëve të huaj.

“Hartimi i projekteve për ndërhyrje përforcuese dhe restauruese ose për studim janë financuar nga Buxheti i Shtetit, me Vendim Nr. 213, datë 11.03.2020 “Për caktimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si njësi zhatuese dhe për përdorimin e fondit të rindertimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, për financimin e restaurimit dhe rindërtimit të pasurive kulturore” dhe me donatorë të huaj”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Gjithashtu në raportin e Ministrisë së Kulturës janë bërë publike edhe një listë e monumenteve si prioritare.

“Nëpërmjet UNESCO, do të lobohet në konferencën e Donatorëve (17 shkurt 2020), për financimin e prioriteteve si më poshtë: – Kalaja e Krujës – Teqja e Dollmës – Kalaja e Durrësit – Kalaja e Prezës – Kalaja e Bashtovës – Muzeu Etnografik “Aleksandër Moisiu”, Durrës”, thuhet në raport.

Edhe pse nuk patëm një përgjigje nga Ministria e Kulturës nëse ishin arritur që të financoheshin të parat për tu restauruar që në Konferencën e Donatorëve. Nga dokumentat e bëra publike dy prej këtyre monumenteve siç është Muzeu Etnografik Durrës dhe Kalaja e Bashtovës janë të përfshira në listën e UNOPS.

Ndërsa 4 monumentet e tjera do të restaurohen nga Ambasada Amerikane si pjesë e projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A. për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

“Sot, po nënshkruajmë një grant prej afro 800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë. Ky projekt dy-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës”, shprehet në fjalën e saj në qershor të 2020, Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim.

Nga lista e vënë në dispozicion për “Sinjalizo”, për hartimin e projekteve përforcuese dhe restaruese ose për studim janë financuar nga buxheti i shtetit plot 200.922.000 lekë për vitin 2020-2021.

Sakaq ne u interesuam sërish tek UNOPS Albania për të pyetur rreth projekteve që ata do të financojnë dhe në përgjigjen e tyre thuhet, se deri tani,  ata planifikojnë të restaurojnë deri në 27 monumente kulture me një buxhet prej 40 milion eurosh.

“Projekti EU 4 Culture financohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe zbatohet nga UNOPS në një partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës. Është një nga programet më të mëdha të Trashëgimisë Kulturore e dizenjuar nga Bashkimi Europian me një buxhet total prej 40 milion euro. Programi i EU4Culture shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.  Përveç restaurimit, projekti do të investojë në rivitalizimin e siteve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë përmirësimin e shërbimeve dhe kushtet e sitit. Qëllimi kryesor është rritja e potencialit të turizmit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike të Shqipërisë.  Sipërmarrja lokale, artizanati dhe krijimtaria evoluojnë rreth vendeve të përzgjedhura do të jenë mbështetës përmes granteve duke ofruar një nxitje të drejtpërdrejtë për prodhimin vendas dhe mirëqenien sociale. Për më tepër, EU4Culture synon të dokumentojë, rivendosë dhe rehabilitojë deri në 27 monumente të kulturës”, thuhet në përgjigjen zyrtare të UNOPS.

Sipas arkitektes Doriana Musaj, për shkak, të mos ndërhyrjes në kohë, dëmi në disa monumente rrezikon të përshkallëzohet nga ndikimet atmosferike.

“Ndërhyrjet restauruese mund të marrin kohë për arsye të ndryshme, kohë e cila në rastet e objekteve si Muzeu Arkeologjik Durrës, Muzeu Aleksandër Moisiu Durrës, Parlamenti i Parë Shqiptar Tiranë, Godina e ish të përndjekurve politikë etj, rrezikojnë që dëmi të përshkallëzohet si pasojë e degradimit të materialit nga ndikimet atmosferike. Kati i dytë i ish legatës së parë italiane psh, Godina e ish të përndjekurve politikë, është i mbyllur dhe jashtë funksionit. Kur objektet kanë pësuar në strukturë dhe bëhen të pabanueshme, rrezikojmë që të dëmtojmë përtej strukturës elementët arkitektonike të fasadës apo të interierit”, shprehet arkitektja Musaj.

Shkroi: Klevis Paloka

Marrë nga ACQJ.al

Tags: acqjkisha e shen merisekisha e skenderbeuttrashegimia kulturore
Previous Post

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për javën e fundit të muajit nëntor

Next Post

Pagoi garanci për të dalë nga burgu, kush është autori i masakrës në paradën e Krishtlindjeve në SHBA?

Related Posts

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

04/02/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

17/01/2023
New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

13/01/2023
Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

11/01/2023
Next Post
Pagoi garanci për të dalë nga burgu, kush është autori i masakrës në paradën e Krishtlindjeve në SHBA?

Pagoi garanci për të dalë nga burgu, kush është autori i masakrës në paradën e Krishtlindjeve në SHBA?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.