Si rezultat i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit janë arrestuar 3 persona. Dy prej të arrestuarve kanë rënë në pranga si rezultat i shpërndarjes së lëndëve narkotike, teksa në kontrollin e ushtruar në banesë u janë gjetur edhe 700 gramë të lëndës narkotike. Ndërsa personi tjetër i arrestuar është kapur në flagrancë pasi kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Konkretisht u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjihashtu u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.