Tiranë- Identifikohet pacienti 69-vjeçar që u hodh nga spitali Infektiv mesditën e sotme.
Mësohet se bëhet fjalë për Reshat Grendin nga Fieri, i cili ishte shtruar vetëm ditën e djeshme tek Infektivi për t’u mjekuar nga pandemia.
Përmes një komunikate për mediat, QSUT sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.
“Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor! Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet në reagimin e QSUT-së.