Mirditë- Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e Andon Kelit mbrëmjen e djeshme në Rrëshen.
Burime bëjnë me dije se 51- vjeçari jetonte jashtë me gruan dhe fëmijët, por kishte ardhur tek nëna për festat e fundvitit.
Ai u ekzekutua me armë sapo doli nga makina, eci 40 metra në këmbë për të kërkuar ndihmë, por nuk iu shpëtoi dot plagëve rrugës për në spital.
Andon Keli u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga persona ende të paindentifikuar. Policia menjëherë blindoi të gjithë Rrëshenin për të kapur autorët e vrasjes së 51- vjeçarit.