Një 46-vjeçar është arrestuar në Fier pasi rezulton të jetë autor i vjedhjes së pesë automjeteve. Me finalizimin e operacionit të koduar “Mbrostari” u vu në pranga E. O., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se 46-vjeçari është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier, konkretisht vjedhjes së automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R. Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M.
Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.