Tiranë- Kjo do të jetë pasaporta që do të pajisen shqiptarët pasi të kenë marrë dozat e vaksinës anti-COVID.
Prezantimi i kësaj pasaporte u bë ditën e sotme nga kryeministri Rama dhe kryetare e AKSH-it, Linda Karçanaj.
Aplikimi për pasaportën e vaksinimit do të bëhet përmes E-albania, ku qytetarët do të mund të rezervojnë oraret e vaksinimit për veten dhe fëmijën, më pas do të njoftohen me sms për datën dhe do të shkarkojnë me vulë elektronike kartelën personale të vaksinimit.