Tiranë- Prokuroria e Tiranës reagon pas qarkullimit të lajmeve se Klodian Rasha dhe efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj njiheshin më parë.
‘BalkanWeb’ raporton se organi i akuzës ka arritur në përfundimin se Klodian Rasha dhe efektivi i Shqiponjës nuk njiheshin më parë.
Prokuroria nga java tjetër pritet që të mbyllë hetimet dhe të dorëzojë dosjen në gjykatë. Ndërkohë do të bëhet edhe komunikimi i akuzës për të pandehurin Hajdaraj. Ndërsa për armën e gjetur në zonën ku u vra 25-vjeçari vazhdojnë hetimet.