Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka shkarkuar sot nga detyra prokuroren e Dibrës Belina Zeneli, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Shkarkimi i Zenelit erdhi 11 ditë pas kërkesës së ILD. Më 20 janar, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Zenelit, duke e akuzuar se ka zvarritur 10 çështje gjyqësore dhe ka cenuar besimin te drejtësia.
Sipas ILD, Zeneli ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore. ILD argumentoi në kërkesën e saj se nga veprimet e prokurores Belina Zeneli, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.