Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i ka sugjeruar Parlamentit që të presë opinionin e Venecias përpara se të rrëzojë dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili riktheu në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor.
“Kam besim se Komisioni i Venecias do të japë këshilla të vlefshme për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë që të presë opinionin për të rivotuar. Mezi po presim për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi në Twitter.
Presidenti Ilir Meta e ktheu në Kuvend Kodin Zgjedhor, por sot, kryeministri Edi Rama tha se ai do të kalojë në mënyrë të paprekur, siç e ka vulosur Parlamenti.