Një aksion i zhvilluar nga policia e Romanina në Itali ka vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar për trafik të lëndëve narkotike.
Agjentët e policisë e ndaluan 24-vjeçarin me inicialet P.P për kontroll dhe i gjetën 150 euro, por sjellja e tij i bëri që të dyshonin dhe të shkonin për kontroll në shtëpinë e tij.
Sipas mediave italiane, ajo që ata zbuluar ishte se i riu jetonte në një apartament të vogël i cili ishte i rrethuar nga një mur i lartë, brenda tij ata gjetën 9 mijë euro cash dhe 9.3 gram kokainë.
Pavarësisht se ai pohoi se e mbante kokainën për përdorim personal, i riu u vu në pranga nën akuzën për posedim dhe trafik droge.