Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga kolera në Haiti.
“Sipas informacioneve që kemi, numri i të vdekurve është rreth shtatë apo tetë. Një vdekje është regjistruar dje”, thanë zyrtarët, duke shtuar se ishte e vështirë të merreshin informacione nga spitalet.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi më parë një rast në zonën e Port-au-Prince dhe shtoi se kishte raste të dyshuara në qytetin Cite Soleil, jo shumë larg kryeqytetit, raporton Reuters.
Rasti i ri i kolerës u zbulua dy vjet pasi vendi i Karaibeve u shërua nga një epidemi kolere që shpërtheu në vitin 2010 dhe mori rreth 10 mijë jetë.