E hani mëngjesin çdo ditë dhe nëse po a është ai i shëndetshëm? Mëngjesi është një ndër vaktet më kryesore të ditës dhe të nisësh ditën me ushqimet e duhura mbetet një zgjedhje e zgjuar për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të arritur qëllimet që keni me fizikun tuaj. Një mëngjes ideal do të ishte i pasur me proteina, fibra, karbohidrate dhe i gatuar në mënyrën e duhur. Një mëngjes i shëndetshëm na jep energjinë e duhur për të nisur ditën dhe na ndihmon të mos ndiejmë lodhje, na mban të ngopur duke minimizuar urinë dhe përshpejton metabolizmin tonë. Unë kam përzgjedhur katër receta që mund t’i përdorni për mëngjes.
Më poshtë disa sugjerime se si të zgjidhni mëngjesin e duhur.
Një mëngjes i shëndetshëm për një ditë energjike
Vitamina, fibra, kabohidrate dhe energji. E kush më mirë se frutat mund të na ofrojnë një mëngjes të tilla.
Nice cream me fara Chia
Vera ka ardhur edhe një nice cream me fruta të grira do na freskonte dhe do na mbante të shëndetshëm. Me pak kalori dhe burim energjie që e merr nga farat Chia. Vendosim në ngrirje kivi, kastravec, dhe spinaq. Më pas i miksojmë dhe shtojmë farat chia.
Tërshërë me kos
Tërshëra është zgjedhja e duhur për këdo që do të qëndrojë i shëndetshëm duke ruajtur dhe format fizike njëkohësisht. Përziejmë tërshërën me kos dhe e dekorojmë duke i shtuar fruta të thata apo fara. Për ata persona që duan të shtojnë peshë do sugjeroja t’i shtonin një banane, çokollatë dhe 1 lugë çaji me gjalp kikiriku.
Një mëngjes proteinik për të ‘fiksuarit’ pas muskujve
3-4 të bardha veze, shoqëruar me perime të stinës si domate, spec, erëza dhe 1-2 lugë gjizë pa kripë.
Ky është një kombinim i pasur me proteinat i cili do ju ndihmoj të ushqeni muskujt tuaj duke ruajtur balancat nê shtimin e dhjamit i cili nuk është i pëlqyer nga askush.
Po pse janë të rëndësishme proteinat?
– Rikuperojnë muskujt pas stërvitjes
– Ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen e trupit
– Ndihmojnë organizmin të ndihet i ngopur dhe parandalojnë urinë
– Ndihmojnë në uljen e peshës
– Nxitin metabolizmin
– Ngadalësojnë procesin e plakjes
Një mëngjes me fara Chia
Farat Chia përmbajnë fibra, proteina dhe yndyrna të pangopura. AgroWeb.org tregon se të gjitha këto janë të njohura për të garantuar një zemër të shëndetshme dhe nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Këshillohen dy doza ditore, secila e përbërë nga 20 gram (një lugë gjelle plot) fara Chia.
Farat Chia, për shkak të shijes së tyre neutrale, janë të përshtatshme për pothuajse çdo pije dhe shkojnë mirë me të gjitha produktet. Ato përdoren më së shpeshti si një përbërës i dobishëm në kos, lëngje frutash, akullore shtëpiake dhe pije të rrahura.
Vështirë se do të shihni kaq shumë vitamina në një sasi të vogël të një pije ushqyese. Merrni dy lugë fara chia dhe zhytuni në dy lugë lëng portokalli për 10 minuta. Pastaj copa të qëruara, të prera imët të mollës, bananes, kivit dhe portokallit shtohen në gotë. Kokteji mund të ëmbëlsohet me sheqer rrushi të papërpunuar ose një lugë mjaltë natyral blete.
Tost me salmon
Tosti me salmon dhe kos grek është i pasur me proteina dhe karbohidrate të shëndetsheme. Me pak kalori dhe për të gjithë personat që stërviten ky kombinim do të ishte një mënyrë sesi mund të sigurojnë proteinën nëpërmjet ushqimit. Për të pregatitur një tost të tillë na duhet 1 fetë buke integrale të cilën e lyejmë me kos dhe sipër i vendosim pak salmon.