Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje komisionerëve të partive që të mos ndalojnë procesin e numërimit të votave. Bllokimi i punës me justifikime të lodhjes, sipas Celibashit, janë histori të së shkuarës që nuk duhet të vazhdojnë. Kreu i KQZ theksoi se ata numërues që janë të lodhur, duhet të zëvendësohen menjëherë.
“Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ. Janë sporadike si raste, megjithatë meritojnë të kenë vëmendjen e partive dhe lidershipit përkatës, në rastet që numëruesit lodhen është mospërmbushje e vullnetit të rezultatin. KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Skemat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese”, u shpreh Celibashi.