Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi viziton sot Shqipërinë.
Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, ata do të vizitojnë Bypassin e Vlorës, projekt i financuar përmes një granti prej 20 milionë eurosh nga Bashkimi Europian. Vizita do të jetë një lloj ceremonie e dytë inagurimi e këtij investimi pas asaj që bëri Edi Rama më 7 korrik, ditën kur protestonte opozita.
Më tej komisioneri dhe kryeministri do të mbajnë një deklaratë për mediat. Vizita vjen në një kohë që pritet votimi në parlamentin e RMV-së për planin francez.