Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një tryezë diskutimi me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel, dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku në fokus të diskutimeve ishte arsimi.
Në fjalën e tij para Komisioneres së BE, Basha u ndal te programi i PD “Shqipëria fiton arsimin”, duke thënë se platforma e arsimit online përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.
Nga ana e saj, Komisionerja Gabirel tha se “ju siguroj që, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat në dispozicion përfshirë agjendën e ardhshme – Agjenda e Ballkanit Perëndimor në Inovacion/Zhvillim e sipër, Kërkim Shkencor, Kulturë, Arsim dhe Rini për të avancuar bashkëpunimin tonë dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën me BE”.