Komisionerja e BE për punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me kryenegociatorin Zef Mazi se partitë politike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për integritetin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.
Ajo u shpreh se përgëzon Shqipërinë për punën e bërë deri tani në disa fusha, por theksoi se ka akoma shumë për të bërë.
“Ne folëm për shumë gjëra por një nga mesazhet kryesore është të përgëzoj Shqipërinë për atë që është arritur. Problemi me kërkesat e pabazuar për azil në disa shtete të BE.
Kjo është situate tashmë kur Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe partitë dueht të marrin përgjegjësitë për integritetin e kandidatëve të tyre”, u shpreh Johansson.