• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

KOMISIONI EVROPIAN MIRATON STRATEGJINË E VAKSINIMIT KUNDËR COVID-19

16/10/2020
in Botë
0
KE- Foto ilustruese

KE- Foto ilustruese

Komisioni Evropian ka miratuar të enjten strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër COVID-19, në pritje të konfirmimit të vaksinave të para që do të marrin lejen e përdorimit nga autoritetet përkatëse.

Me këtë strategji, Komisioni Evropian, dëshiron që të gjitha vendet anëtare të kenë koordinim në procesin e vaksinimit, që ai të jetë në të njëjtën kohë, të përfshij grupet që do të kenë prioritet dhe të gjitha të kenë sasi të njëjta të vaksinave sipas numrit të banorëve.

Komisioni Evropian kërkon nga shtetet anëtare që të përgatisin stafin e duhur profesional, mjetet e transportit për vaksinat me paisje dhe kushte specifike dhe të ketë një fushatë të informimit të qytetarëve për dobitë dhe rreziqet eventuale të vaksinës, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve.

Sipas këtij plani, prioritet në vaksinim në fillim do të duhet të kenë punëtorët në sistemin e shëndetësisë, pastaj personat mbi moshën 60 vjeçare, ata që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe personat të cilët në jetën dhe punën e tyre nuk mund të sigurojnë mbajtjen e distancës fizike.

Komisionerja e BE-së për Shëndetësi, Stella Kyriakides, ka thënë se vaksina nuk do të sjell me automatizëm zgjidhjen e tërësishme të problemit, por gjithsesi, do të ndihmoj në kthimin e jetës normale për qytetarët. Ajo ka thënë se asnjë kompromis nuk do të bëhet me shëndetin e qytetarëve dhe, pa marrë parasysh se duan sa më parë të sigurojnë një vaksinë, kjo nuk do të bëhet pa u siguruar se ato janë efikase dhe të sigurta.

Komisioni Evropian pret që edhe vendet e rajonit të Ballkanit të ndjekin strategjinë e ngjajshme dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, siç kanë bërë që nga fillimi i pandemisë, raporton REL.

Komisioni Evropian tashmë ka nënshkruar kontrata për qindra miliona doza vaksinash me disa prodhues potencial të vaksinës në mënyrë që të siguroj sasi të duhura për të gjitha shtetet anëtare. Më pas, shtetet anëtare, do të mund të porosisin sasi të vaksinave edhe për shtetet e treta, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Tags: covid 19 ne botecovid19komisioni europian
Previous Post

RAMA FALENDERON QYTETARËT E NDËRGJEGJËSUAR: MË MIRË KY TAKSIRAT SE MBYLLJA NË SHTËPI

Next Post

KUVENDI/ SEANCA PLENARE ME KËRKESËN E OPOZITËS, RAMA NUK ISHTE PREZENT

Related Posts

Trump dhe Biden

Po qarkullon në rrjet me shpejtësi, si qëndron e vërteta pas letrës që Trump la për Biden?

22/01/2021
Shqipëria shpall non grata diplomatin rus, reagon Rusia

Një histori e përsëritur? Shqipëria nuk qenka i vetmi vend që dëbon diplomatë rusë(HISTORIKU)

22/01/2021
Vaksinat anti-Covid mbërrijnë në janar në Maqedoninë e Veriut, ministri i Shëndetësisë e konfirmon: Do të vijnë nga Bullgaria

Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX

22/01/2021
COVID-19

Bilanci i COVID-19 në botë/ Mbi 98 milionë të infektuar dhe 2 milionë njerëz kanë ndërruar jetë

22/01/2021
Mbi 80 milionë raste dhe mbi 1,7 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën

Situata me COVID-19/ Bota në kaos, Europa shifra të larta vdekjesh, SHBA 500 mijë viktima të virusit

22/01/2021
Bilanci global i Koronavirusit/ Mbi 93 milionë të infektuar e gati 2 milionë viktima

Gjermania dhe Franca ndalon përdorimin e maskave prej cope: Nuk mbrojnë nga virusi

22/01/2021
Next Post
Kuvendi-Foto ilustruese

KUVENDI/ SEANCA PLENARE ME KËRKESËN E OPOZITËS, RAMA NUK ISHTE PREZENT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Aksidenti në Pukë, ky është 50-vjeçari që ra nga ura e këmbësorëve teksa kthehej nga puna. Pamjet nga vendi i ngjarjes

Aksidenti në Pukë, ky është 50-vjeçari që ra nga ura e këmbësorëve teksa kthehej nga puna. Pamjet nga vendi i ngjarjes

22/01/2021
Shqipëria shpall non grata diplomatin rus, reagon Rusia

Dëbimi i diplomatit/ Reagon ambasada ruse në vend: Çfarë na befasoi në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Shqiptare

22/01/2021
Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Albin Kurti do të kandidojë, Zyra për Çertifikim në KQZ merr vendimin

22/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.