• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Komisioni hetimor miraton sot raportin për shkarkimin e Presidentit, brenda 7 ditësh për votim në Kuvend

28/05/2021
in Politikë
0
Ftesa për t’u paraqitur në seancë/ Meta kthen përgjigje: Nisma është hakmarrje, s’më frikësoni dot

Komisioni hetimor pritet të miratojë sot raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ndërsa bëri një përmbledhje të dosjes voluminoze, kreu i Komisionit hetimor, Alket Hyseni tha se Komisioni se ka gjetur dhe dokumentuar të gjitha shkeljet, që sipas tij, ka bërë kreu i shtetit në kundërshtim me Kushtetutën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i presë dorën, thirrje luftarake, vetëgjyqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit. Kjo nxitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë presidentin meta të ndaloje këtë fushatë. Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të jap leksione demokracie, që nuk gjendjen askund.” tha ndër të tjera Hyseni duke iu referuar raportit, për të cilin u shpreh se do i dërgohet Kuvendit për votim brenda 7 ditëve.

“Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushte.

Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, shkruhet në ligjin më të rëndësishëm të vendit. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e ndodhur vetëm pak ditë para zgjedhjeve në zyrat e FRDsë, komisioni hetimor ka ngritur një akuzë ndaj Presidentit Meta se ka shkelur nenin 94 të Kushtetutës, në të cilin thuhet: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.- vijoi Hyseni.

Komisioni hetimor u ngrit me kërkesë të 49 deputetëve socialistë të cilët kërkuan shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Kushtetuta përcakton se për shkarkimin e Presidentit të Republikës në Parlament nevojiten të paktën 94 vota. Ndërkohë, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Tags: albanewskomisioni hetimorkuvendPresidenti ilir metashkarkimi i metes
Previous Post

Ambasadori i OSBE: Së shpejti kemi gati raportin përfundimtar të 25 prillit

Next Post

“Defender Europe 21”, Osmani dhe Kurti ndjekin nga afër stërvitjen

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
“Defender Europe 21”, Osmani dhe Kurti ndjekin nga afër stërvitjen

“Defender Europe 21”, Osmani dhe Kurti ndjekin nga afër stërvitjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.