Këtë javë në komision do të jenë dëshmitarët ‘Vip” që nga ministra e ish ministra, deputetë dhe kryebashkiakë. Ditën e sotme parashikohet të dëshmojnë zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja Balluku, kryebashkiakët Armando Subasi dhe Emiriana Sako, ish ministri Shkëlqim Cani etj. Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të vijojë mbledhjen sot me dëshmitë e tjera që janë thirrur nga ky komision për abuzimet që janë bërë me inceneratorët në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Këtë javë në komision do të jenë dëshmitarët ‘Vip” që nga ministra e ish ministra, deputetë dhe kryebashkiakë.
Në komisionin Hetimor është thirrur sërish për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra. Kujtojmë se Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit, ndërsa ligji parashikon shoqërimin me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.
Ditën e sotme parashikohet të dëshmojnë zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja Balluku, kryebashkiakët Armando Subasi dhe Emiriana Sako, ish ministri Shkëlqim Cani etj.
Rendi i ditës me pyetjet e dëshmitarëve:
1. Znj. Ariola Kodra – Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV.
2. Znj. Valbona Ballgjini – Ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës.
3. Znj. Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.
4. Z. Shkëlqim Cani – Ish Ministër i Financave.
5. Znj. Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.
6. Z. Armando Subashi – Kryetatr i Bashkisë Fier.
7. Z. Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Në fund të punës së këtij komisioni do të dalin edhe 2 raporte një nga opozita dhe një nga mazhoranca për të punën dhe gjetjen e tij, ndërsa për aferën e inceneratorëve deri tani është në burg ish ministri i Mjedisit Lefter Koka.