Tiranë- Komiteti teknik i Ekspertëve vendosi që në masat anti COVID-19 nuk do të ndryshojnë asgjë.
Pas analizës së risqeve dhe ecurisë së epidemisë në vend ora p’policore’ nuk do të ndryshojë, pra do të vijojë të ndalohet qarkullimi pas orës 22:00 deri në orën 06:00. Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini është shprehur se grumbullimet masive për shkak të festave të fundvitit të shmangen sa më shumë, madje ajo këshilloi të ndalohen!
“Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë”– u shpreh Tomini.