Prej 7 ditësh banorët në “Komunën e Parisit” kanë mbetur pa ujë. Një banore është shprehur për “Fax News” se dhe pse paguajnë sistematikisht ujin, ata nuk kanë prej disa ditësh. Banorët paralajmërojnë që në rast se nuk zgjidhet problemi i tyre atëherë do të protestojnë. E moshuara ka treguar se ajo e mban familjen e saj pasi askush nuk është në punë.
“Prej 7 ditësh në Komunën e Parisit nuk kemi ujë. Jemi interesuar por nuk na japin përgjigje hajde sot hajde nesër dhe pastaj na përcjellin. E kemi problem shumë ujin dhe jemi të shqetësuar, detyrohemi të marrim ujë në dyqan vetëm për të pirë sepse për të larë nuk kemi mundësi ekonomike. Është shumë kosto e lartë që të marrim ujë për të pirë pasi fëmijët i kam pa punë vetëm me pensionin tim jetojmë 8 anëtarë në familjen tonë. Në rast se pallati jonë nuk do të ketë ujë atëherë do të protestojmë bashkë me banorët e tjerë. Paguajmë sistematikisht ujin. Edhe më përpara kemi pas probleme, çdo muaj ikën uji me javë. Jemi në familje 8 anëtarë që jetojmë vetëm me pensionin tim, jemi në gjendje të rëndë ekonomike”, tha banorja.