Tiranë- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, Luigi Sorecca, kryeministri Rama dhe ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj morën pjesë në konferencën që pati në fokus luftën kundër korrupsionit.
Në fjalën e saj Kim u shpreh se korrupsioni është bërë mal dhe ka përfshirë median, ndërsa Sorecca tha se duhen dhënë dënime të formës së prerë për zyrtarët e korruptuar. Nga ana tjetër në fjalën e tij, kryeminstri Rama u shpreh se korrupsioni në punësim ka marrë fund, pasi po zhvillohet sipas meritokracisë. Në konferencë u diskutua gjithashtu edhe vendimi për maskat, ku sipas Ramës kjo do të jetë një zgjidhje për të mos lejuar një mbyllje të dytë.
Në këtë konferencë u përmend edhe paketa ani-shpifje, ku Rama kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët për të evituar kështu fundin e demokracisë në Shqipëri.