POLONI– Konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, e organizuar ditën e sotme mblodhi 6.5 miliardë dollarë për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta, tha kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki.
Sipas Reuters, vende të tilla si Finlanda, Republika Çeke, Shqipëria dhe të tjera premtuan miliona euro për të mbështetur përpjekjet humanitare dhe ushtarake në Ukrainë si pjesë e konferencës së organizuar nga Polonia dhe Suedia.
Komisioni Evropian gjithashtu premtoi 200 milionë euro ndihmë për personat e zhvendosur në Ukrainë, tha në një deklaratë.