“Reforma në Drejtësi në Sytë e Medias”: SPAK dhe reflektimi mediatik i aktivitetit të institucionit është një iniciativë e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore, e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është monitorimi dhe analizimi i punës së Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimeve penale, si dhe analiza e reflektimit të aktiviteteve të këtyre institucioneve në mediat shqiptare.
Raporti, i cili do të prezantohet në këtë konferencë do të sigurojë jo vetëm shtjellimin e panoramës së përgjithshme të punës së SPAK, BKH dhe GJKKO, por edhe mbulimit mediatik në një periudhë 10 mujore, e shoqëruar dhe me rekomandime të prekshme për udhëzimin e mediave të ndryshme për një mbulim më të saktë dhe të drejtë të situatës, dhe rekomandime për institucionet e drejtësisë mbi metodat e përshtatshme për përcjelljen e mesazhit tek grupet e interesit, publikun e gjerë dhe
mediat.
Ky projekt ka për qellim monitorimin dhe analizimi i punës së Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimeve penale, si dhe analiza e reflektim të aktiviteteve të këtyre institucioneve në mediat shqiptare.
Konferenca organizohet më datë 21 Tetor 2021, ditë e Enjte, ora 09:30 .