Tiranë- Adriano Dyrmishi është konfirmuar në detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Ai doli para trupës gjykuese me Suela Zhegun kryesuese, Lulzim Hamitaj Relator dhe Brunilda Bekteshi anëtare. Dyrmishi doli i pastër me të treja kriteret.
Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade.