Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konflikin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga ”Ndre Mjeda”. Gjykata ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për dy biznesmenët Albert Allmuca dhe Sino Llanaj. Ndërsa për tre rojet gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Më konkretisht me këtë masë u lanë Shkelzen Byberi, Skender Margjeka dhe Alfred Lumani.
Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim personi që qëllooi me armë gjatë konfliktit që ndodhi disa ditë më parë.