Itali- ‘La nazione’ ka bërë publike bisedën e fundit të Davide Pecorellit!
Më shumë se një muaj pas zhdukjes së tij nga Puka, mediat italiane kanë publikuar mesazhin e fundit të biznesmenit Pecorelli që ka të bëjë me punën dhe njohjet shqiptare të sipërmarrësit italian që dyshohet se ndodhej në makinën që u gjet e djegur në Pukë.
Biseda i përket datës 5 janar kur Davide dhe një mik i tij kanë shkëmbyer mesazhe në WhatsApp me numrin shqiptar të Picorellit.
Davide në një mesazh të fundit shkruan: “Po po sot kthehem në Vlorë pastaj deri të enjten në Tiranë për të mbyllur kontratat. Këtu është e gjatë … është e vërtetë që ato janë kontrata të 30 40 70 mijë por në italisht para se të të besojnë ata na vendosën !! “.
Në Shqipëri, të paktën sipas deklaratave të vetë Pecorelli për ata që e njihnin mirë, që nga shtatori i kaluar ai merrej me makina lazer për qendra bukurie mjaft të shtrenjta (nga 30 në 70 mijë euro, siç i shkruajti vetë shokut të tij).