Dy të rinj u arrestuan mbrëmë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në Elbasan, ndërkohë që 3 të tjerë do të ndiqen penalisht, pasi u kapën me një sasi droge. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: E.A., 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan.
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskllëzim krimi”, shtetasit:
M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan. Pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin “Volkswagen” që qarkullonin këta shtetasit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe 2 aparate celularë.
Aktualisht policia po vijon hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.