GJERMANI- Të mërkurën, gorilla më e vjetër në botë, Fatou, festoi ditëlindjen e saj të 65-të në një kopsht zoologjik në Gjermani.
Gorillat jetojnë mesatarisht 35-40 vjeç, por Fatou ka arritur të jetojë dyfishin e kohës.
Kopshti Zoologjik i Berlinit ndau një video të Fatou duke festuar ditën e veçantë me një tortë ditëlindjeje.
“Shumë faleminderit kujdestarëve tanë për këtë tortë të mrekullueshme ditëlindjeje. Fatou e pëlqeu!”, shkruan Kopshti Zoologjik.
Në videon shihet teksa gorilla shijon tortën me numrin 65 sipër saj.