Një inxhinier nga Berati ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ai punonte prej 20 vitesh pranë OSHEE-së atje, duke dhenë një kontribut të çmuar për sektorin.
“Armand Pellumb Spathara u largua sot nga jeta prej virusit Covid 19 befasisht , duke lënë trishtim mes nesh. Nje Inxhinier profesionist , nje mik i mirë, por mbi të gjitha gjithmone i qeshur. Me 1 eksperience prej me shumë se 20 vite ne drejtorinë e OSHEE Berat, do të kujtohet gjithmone për kontributin e dhenë në sektorin e dispecerise. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre! Qofsh i parajsës Mandi”- shkruan OSHE në Berat.